Telegrafi

Një ditë larg punëve të zakonshme, Kim Kardashian bashkë me Kanye West dhe fëmijët në kopshtin zoologjik

Ylli Kim Kardashian dhe reperi Kanye West janë ndër çiftet më të përfolur në media.

Dyshja e famshme janë prindër të tre fëmijëve: djalit Saint, dhe dy vajzave: North dhe Chikago.

Së fundmi, familja West kanë vendosur që të gjithë së bashku të kalojnë një ditë jo-produktive, larg angazhimeve të tyre të përditshme.

Në disa fotografi të shpërndara në Instagram, Kim shfaqet bashkë me Kanyen dhe fëmijët e tyre gjatë një vizite në kopshtin zoologjik.

Ajo dukej shumë e lumtur teksa fëmijët e saj takoheshin me kafshët.

Ndërkohë, si gjithmonë, Kim arrin të rrëmbejë vëmendjen me dukjen dhe linjat e saj trupore.

E njëjta, ditë më parë ka hedhur në treg linjën e saj më të fundit të produkteve kozmetike, në bashkëpunim me grimerin e saj shqiptar, Mario Dedivanovic. /Telegrafi/