Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka qenë i ftuari i radhës në një nga storiet e emisionit “Prive” në Klan Kosova.
Gjithçka filloi me paraditen e tij në zyrë, një shëtitje rrugëve dhe pazareve të qytetit, e deri te momenti ku ai nuk hezitoi të dhuronte gjak.
Ai ka rrëfyer përball gazetares Maki Bajrami ngjarjet të cilat e karakterizojnë përditshmërinë e tij, e që në fakt janë takimet e ndryshme me qytetarë, angazhimet në komunë, por që gjithnjë gjen kohë edhe për një kafe pasdite.
Edhe më interesant ishte momenti ku ai u drejtua në një ceremoni martesore, për të kurorëzuar një nga çiftet më të reja në Tiranë.
Me pak fjalë, një ditë e ngarkuar por e bukur për kryebashkiakun Veliaj. /Telegrafi/