Telegrafi

“Një dhjetor për t’u mbajtur mend”, Yll Limani shfaqet nga një studio muzikore

Yll Limani Foto: Instagram/ylllimani

Yll Limani është ndër artistët shqiptarë që përmes projekteve unike përçon energji pozitive tek fansat.

Kështu të paktën ka rezultuar kohëve të fundit, teksa secila këngë e tij mbërriti miliona klikime në platformën YouTube.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Ylli ka ndarë disa imazhe të realizuara në një studio muzikore.

Foto: Instagram

“Një dhjetor për t’u mbajtur mend”, ka shkruar ai në përshkrim.

Vlen të përmendet se këto përgatitje, këngëtari i njohur është duke i bërë për duetin me Dafina Zeqirin.

Foto: Instagram

Ndërkohë, “Leje” është projekti i fundit nga ai, që rezultoi të jetë tejet i pëlqyer nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/