Yll Limani është ndër artistët shqiptarë që përmes projekteve unike përçon energji pozitive tek fansat.
Kështu të paktën ka rezultuar kohëve të fundit, teksa secila këngë e tij mbërriti miliona klikime në platformën YouTube.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Ylli ka ndarë disa imazhe të realizuara në një studio muzikore.
“Një dhjetor për t’u mbajtur mend”, ka shkruar ai në përshkrim.
Vlen të përmendet se këto përgatitje, këngëtari i njohur është duke i bërë për duetin me Dafina Zeqirin.
Ndërkohë, “Leje” është projekti i fundit nga ai, që rezultoi të jetë tejet i pëlqyer nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/