Site icon Telegrafi

Një detaj ‘bizar’ në kontratën e ish-mbrojtësit të Liverpoolit

Sporting Lisbona ia ka ndaluar mbrojtësit Sebastian Coates që të veshë këpucë të kuqe.

Detajet e kontratës së uruguaianit janë publikuar nga Football Leaks, ndërsa merret vesh se ai e ka të ndaluar që të veshë këpucë të kuqe kur të luajë futboll me klubin portugez.

Arsyeja për këtë është për shkak të ngjyrave të rivalit,  Benfica. Ai njëherësh e ka të ndaluar të veshë këpucë të kaltra për shkak të ngjyrave të Portos.

Ish-lojtari i Liverpoolit aktualisht është në pronësi të Sunderlandit, por është i huazuar në Portugali.

Ndërkaq, Sportingu kryeson ligën portugeze me një pikë më shumë se Benfica. /Telegrafi/

Exit mobile version