Telegrafi

Një dëshmitar rrëfen tmerrin: Ja si vdiq një nga viktimat para syve të mi

Marcos Brusig për gazetën gjermane “Merkur” tregoi tmerrin që pa me sytë e tij teksa ishte me veturën e tij në rrugë.

Brusig ishte një nga dëshmitarët kryesorë, që e pa tmerin me sytë e tij.

Lexo po ashtu Konfirmohet vdekja e Diamant Zabërgjës në Gjermani

“I kam parë njerëzit duke vrapuar, disa tjerë duke u rrëzuar në tokë. I dëgjoja njerëzit duke bërtitur: “Ikni, keni kujdes, ikni, keni kujdes”.

Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i sulmuesit

Brusig thotë se parkoi veturën shpejt dhe doli për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Por, një viktime ai thotë se nuk arriti që t’i ndihmonte sepse ishte shumë vonë.

“Ai fatkeqësisht nuk ja doli. Afër meje në tokë e kam parë se si ka ndërruar jetë”.

“Kam qenë deri në fund me viktimën, i kam ndihmuar, kam dashur ta shpëtoj. Ndihma e shpejt ishte e vetmuar, por nuk mundën t’i shpëtojnë 25 njerëz menjëherë. Viktima bëri të pamundurën, por nuk arriti të shpëtonte”, rrëfen në ankth Brusig, shkruan Telegrafi.

Sipas Bild, janë afro 100 dëshmitarë që kanë qenë në polici për të rrëfyer atë që kanë parë nga vendi i ngjarjes.

Motivi ende metet i pa qartë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu LIVE: Gjithë ajo që ka ndodh e po ndodh në Munich minut pas minute (Foto/Video LIVE)