Marcos Brusig për gazetën gjermane “Merkur” tregoi tmerrin që pa me sytë e tij teksa ishte me veturën e tij në rrugë.
Brusig ishte një nga dëshmitarët kryesorë, që e pa tmerin me sytë e tij.
“I kam parë njerëzit duke vrapuar, disa tjerë duke u rrëzuar në tokë. I dëgjoja njerëzit duke bërtitur: “Ikni, keni kujdes, ikni, keni kujdes”.
Brusig thotë se parkoi veturën shpejt dhe doli për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Por, një viktime ai thotë se nuk arriti që t’i ndihmonte sepse ishte shumë vonë.
“Ai fatkeqësisht nuk ja doli. Afër meje në tokë e kam parë se si ka ndërruar jetë”.
“Kam qenë deri në fund me viktimën, i kam ndihmuar, kam dashur ta shpëtoj. Ndihma e shpejt ishte e vetmuar, por nuk mundën t’i shpëtojnë 25 njerëz menjëherë. Viktima bëri të pamundurën, por nuk arriti të shpëtonte”, rrëfen në ankth Brusig, shkruan Telegrafi.
Sipas Bild, janë afro 100 dëshmitarë që kanë qenë në polici për të rrëfyer atë që kanë parë nga vendi i ngjarjes.
Motivi ende metet i pa qartë. /Telegrafi/