Site icon Telegrafi

Një dëshmitar i ‘përplasjes së njerëzve’ gjatë një festivali në Izrael thotë se ‘njerëzit u hodhën në ajër’

Njerëzit në vendin e përplasjes gjatë një festivali fetar në Izrael kanë treguar se si ata ishin “fshirë” nga vala e njerëzve, derisa të tjerët “u hodhën në ajër”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të paktën 44 njerëz humbën jetën dhe disa të tjerë pësuan lëndime në festivalin Lag B’Omer në rrëzë të malit Meron.

Dhjetëra mijëra pelegrinë morën pjesë në këtë festival, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.

“Duke luftuar për jetën e tij”

Një burrë i cili u prezantua si David kishte në plan të shikonte ndezjen e zjarrit kur “papritmas po vërshonte një valë”.

Lexo po ashtu Çfarë simbolizon festivali Lag B'Omer që shkaktoi dhjetëra viktima në Izrael

“Njerëzit u hodhën në ajër – të tjerët u shtypën për tokë”, tha ai.

“Ishte një fëmijë aty që vazhdonte të kapte këmbën time, duke luftuar për jetën e tij. Ne pritëm të shpëtonim për 15-20 minuta në këtë përplasje të çmendur dhe të tmerrshme”, vazhdoi David. /Telegrafi/

Exit mobile version