Site icon Telegrafi

Një demonstrues dënohet me kusht për thyerjen e zyrës së Ivanovit

Pas disa shtyrjesh të seancave gjyqësore ndaj demonstruesve, më në fund gjykata ka arritur që të shqiptojë dënimin e parë ndaj një pjesëmarrësi në protesta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Njëri nga protestuesit e ka pranuar akuzën për demolimin e zyrës popullore të kryetarit Gjorge Ivanov në Shkup, pas vendimit për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Me këtë rast, gjykata i ka shqiptuar dënim me kusht prej një viti./Telegrafi/

Exit mobile version