Site icon Telegrafi

Një delegacion ushtarak amerikan viziton Maqedoninë

Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës kombëtare të shtetit federal Vermont të SHBA-ve, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare treditore në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, ky delegacion i udhëhequr nga gjeneral Steven A. Cray do të takohet me shefin e shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral Metodija Veliçkovski dhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski.

është planifikuar që gjenerali Cray të vizitojë kufirin jugor të vendit, ku do të njoftohet për së afërmi me aktivitetet që ARM-ja i ka ndërmarrë për përballjen me krizën e migrantëve.

Delegacioni amerikan do të merr pjesë edhe në hapjen e Garës botërore të 31-të ushtarake në mundje./Telegrafi/

Exit mobile version