Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq, do të qëndrojë sot dhe nesër në Shkup, ku do të pritet nga Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kabineti i Kryetarit Ivanov bëjnë të ditur se do të realizohet një takim tet-a-tet ndërmjet Ivaniqit dhe Ivanovit, si edhe një takim plenar i delegacioneve zyrtare të të dy shteteve.
Në ditën e dytë të vizitës së delegacionit boshnjak, do të realizohet një forum afarizmi me pjesëmarrjen e afaristëve nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina./Telegrafi/