Real Madridi do të hyjë në afatin kalimtar për ta kërkuar një sulmues të ri këtë verë, pasi ata duken ta thyejnë mungesën dhjetëvjeçare të nënshkruarit me një sulmues Nr.9.
Vendimi vjen pas dështimit të skuadrës aktuale për të prodhuar gola, pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi vitin e kaluar.
Hera e fundit që Los Blancos blen një numër 9-të ishte viti 2009 kur Karim Benzema erdhi në Santiago Bernabeu nga Lyon.
Në këtë kohë, ishin huazuar emra si Emmanuel Adebayor dhe Javier Hernandez, por nuk arritën të tregonin vetën që të bliheshin përgjithmonë.
Alvaro Morata dhe Mariano Diaz u blenë, por vetëm në sajë të klauzolave të riblerjes, që ishin futur në kontratat e tyre, kur ata u larguan nga Madridi.
Klubi ende beson në Benzeman, Vinicius Juniorin, Marco Asension dhe Rodrygo Goes, por duket se kanë lëvizur edhe për yllin e Chelseat, Eden Hazard.
Mundësia e blerjes së Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt është një tjetër, gjë që mund të ndodh.
Aty janë edhe emra si Krzysztof Piatek dhe Harry Kane, që kanë ngjallur kureshtjen.
Nëse njëri nga këta blihet do të jetë një blerje për herë të parë në 10 vjet, por një gjë është e sigurt: do të ketë një fytyrë të re në sulmin e Zinedine Zidane në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/