Site icon Telegrafi

Një “defekt kompjuterik” bëri që në Britani të Madhe të mos regjistrohen rreth 16 mijë raste me coronavirus

Një “defekt kompjuterik” që do të thoshte se gati 16,000 raste të coronavirusit mbeten të paraportuara ka vonuar përpjekjet për të gjetur kontaktet e njerëzve që kanë rezultuar pozitivë.

Autoritetet e Shëndetit Publik në Angli kanë thënë se 15,841 raste midis 25 shtatorit dhe 2 tetorit u lanë jashtë shifrave të rasteve ditore të Mbretërisë së Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ato, siç thuhet më tej, më pas u shtuan për të arritur shifrën e së shtunës prej 12,872 rasteve të reja dhe shifrën e së dielës me 22,961.

Autoritetet kanë thënë se se të gjithë ata që rezultuan pozitivë ishin informuar. Por kjo do të thotë se të tjerët në kontakt të ngushtë me ta nuk ishin informuar.

Çështja është zgjidhur, sipas autoriteteve, me raste të pazgjidhura që iu transmetuan gjurmuesve deri në 01:00 të shtunën.

Çështja teknike do të thotë gjithashtu që gjithsej rastet ditore të raportuara në panelin qeverisës për coronavirus gjatë javës së kaluar kanë qenë më të ulëta se numri i vërtetë.

Kryeministri Boris Johnson tha se të dhënat e rasteve ishin “cunguar” dhe “humbur”, por shtoi se të gjithë njerëzit që kishin rezultuar pozitivë ishin kontaktuar dhe gjurmuesit “tani po punonin në të gjitha kontaktet”. /Telegrafi/

Exit mobile version