Roja bregdetare e Britanisë ka nisur një reagim emergjent pas raportimeve për një përplasje mes një cisterne nafte dhe një anije mallrash në Detin e Veriut, në brigjet verilindore të Anglisë.
Roja bregdetare njoftoi se ka dërguar një helikopter dhe varka shpëtimi nga qytetet aty pranë, si dhe “anije me aftësi zjarrfikëse”, për t’iu përgjigjur incidentit, shkruan CNN.
“U thirr një helikopter shpëtimi i rojes bregdetare nga Humberside, së bashku me varkat e shpëtimit nga Skegness, Bridlington, Maplethorpe dhe Cleethorpes, një aeroplan anijet e afërta me aftësi zjarrfikëse”, tha ai.
Incidenti besohet të përfshijë një cisternë me flamur amerikan të quajtur Stena Immaculate, e cila ishte ankoruar në brigjet pranë qytetit anglez Hull, sipas mjetit të gjurmimit të anijeve MarineTraffic.
Dhe tjetra është Solong – anije me kontejnerë që kishte një flamur portugez.
Raportohet se të dyja kanë marrë flakë. /Telegrafi/