Telegrafi

Një çift shfaqen duke kryer marrëdhënie intime në “Chiltern Firehouse”, teksa e pranishme në vendin luksoz ishte edhe Dua Lipa

Një çift u pa duke kryer marrëdhënie intime me pamje të plotë nga disa yje, të cilët ishin duke festuar në qendrën e famshme “Chiltern Firehouse”.

Ata dukeshin tërësisht të mbështetur në një dritare të hotelit, nga një derë e pasme që ishte përdorur nga këngëtarja Dua Lipa dhe shumë të famshëm të tjerë.

Të ftuarit në restorantin dhe hotelin luksoz në Marylebone të Londrës Perëndimore bënë fotografi të ndryshme të shfaqjes 45-minutëshe të ofruar nga çifti.

Foto: The Sun

Çifti nga ana tjetër ishin të pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre që njëherësh krijuan edhe një audiencë të zjarrtë.

“Ishte një natë e ngarkuar dhe turma e zakonshme e njerëzve që dukeshin bukur po rrinin pas derës së pasme duke pirë duhan e duke biseduar me njëri-tjetrin”, tha një burim.

“Papritur, dikush bëri me gisht nga dritarja mbi portën e derës dhe një çift ishin të mbështetur me të vërtetë në një xham të ngrirë”.

Qendra e famshme “Chiltern Firehouse”

“Nuk bëri shumë për të mbrojtur modestinë e tyre – ata i kishin lënë dritat ndezur në dhomë kështu që ishte e ndriçuar që të gjithë të shihnin”, vazhdon burimi.

“Disa fotografë ishin aty duke bërë foto të të famshmëve që largoheshin, por nuk u interesuan për më shumë”.

“Ata vazhduan për shekuj, në pozicione të ndryshme, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz u mblodhën poshtë të tronditur”.

Dua Lipa ishte po ashtu e pranishme në “Chiltern Firehouse”

“Chiltern Firehouse” është në pronësi të biznesmenit amerikan, Andre Balazs, 65 vjeç.

Klientë të rregullt në këtë vend janë po ashtu dhe: modelet Kate Moss, 48 vjeçe, dhe Cara Delevingne, 30 vjeçe, këngëtarja e muzikës pop Rita Ora, 32 vjeçe, dhe rokeri Noel Gallagher, 55 vjeç. /Telegrafi/

Vendi i famshëm “Chiltern Firehouse”