Site icon Telegrafi

Një çift i ri në Big Brother, dhurojnë puthje të njëpasnjëshme (Foto)

Në Big Brother duket kemi një histori të re dashurie. Menjëherë sapo u fut në shtëpinë e vajzave, Ervini duket se e kishte ndarë mendjen dhe i ka shkuar menjëherë pranë Sidritës.

Armela e ka ngacmuar Ervinin, duke i thënë se e ka mendjen vetëm te Sidrita, ndërsa shton se i bëhet qejfi se e ka shoqe: “Nuk bëhem xheloze, por nuk qenkan të gjithë kaq të guximshëm sa ty”.

Sidrita është vënë pak në siklet nga prania e Ervinit, i cili fillimisht i ka dhënë një puthje në ballë dhe më pas nuk ka vonuar edhe një puthje në buzë mes të dyve.

Puthja mes Ervinit dhe Sidritës (Big Brother)

Pas puthjes së parë që ishte pak e sikletshme për të dy, Sidrita dhe Ervini nuk janë ndalur më. Për një kohë të gjatë, ata u veçuan nga të tjerët duke i dhuruan një “lumë” puthjesh njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Puthjet dhe ledhatimet e çiftit në BB9, Danjeli: Po na shohin nga shtëpia (Foto)

Ndërkohë më pas, me ta bashkohet edhe një “çift tjetër”, Xheni dhe Benardi, të cilët edhe pse ia kanë shprehur njëri tjetrit pëlqimin kanë hezituar të bëjnë hapa më tej drejt një lidhje. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version