Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një vjedhje ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” ku viktima ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura e tij me targa të huaja kanë vjedhur një çantë.
Po sipas raportit, në çantë kishte para të gatshme 7200 euro dhe 500 franga zvicerane, si dhe dokumente personale (pasaportat).
“Rr. Zahir Pajaziti, Peje 18.12.2016-16:50. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se te dyshuar te panjohur nga vetura e tij me targa te huaja kane vjedhur një qante ne te cilën kishte para te gatshme 7200 euro dhe 500 franga zvicerane si dhe dokumente personale (pasaportat). Njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin”(sic), thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/