Telegrafi

Një çantë e dyshimtë në Kanë, evakuohet një kinema

AFP/Getty Images

Kinemaja Debussy në qytetin e Kanës është evakuuar për arsye sigurie.

Zyrtarët e sigurisë u kanë thënë gazetarëve se arsyeja për evakuimin e njerëzve rreth orës 19:15 të shtunën, ka ndodhur për shkak të pranisë së një çante të dyshimtë në kinema.

Sipas THR, çanta ishte lënë në hyrje, ashtu që në vendin e ngjarjes kanë dalë ekspertët e bombave për ta kontrolluar.

Në kanë po zhvillohet edicioni i 70-të i Festivalit të Filmit (Getty Images)

Pas kontrollit është mësuar se ishte alarm i rrejshëm dhe nuk kishte kurrfarë rreziku.

Dëshmitarët kanë thënë se ka pasur prezencë të madhe të policisë dhe forcave të sigurisë dhe njerëzit janë larguar nga kinemaja. Ndërsa më pas janë lejuar të afrohen vetëm gazetarët.

Në edicionin e 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë, i është kushtuar rëndësi të madhe sigurisë për shkak të rrezikut potencial për sulme. /Telegrafi/