Telegrafi

Një burrë vrau dy fëmijë dhe u fut në një shtëpi në Minneapolis, dyshohet për pengmarrje

Një burrë vrau dy fëmijë dhe më pas u fut brenda një shtëpie, ku dyshohet se mbante peng, këtë të dielë në qytetin e Minneapolis, Shtetet e Bashkuara, sipas autoriteteve.

Zëdhënësi i policisë John Elder nuk zbuloi moshat e dy burrave të vrarë por tha se ata “nuk ishin adoleshentë”. Me sa duket ata po luanin në dëborë “kur i dyshuari mbërriti në vendngjarje dhe i qëlloi ata të dy” në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale, para se të hynte në një shtëpi në 2700 Avenue Oakland në jug të Minneapolis, qyteti kryesor i Shtet të Minesotës, transmeton Telegrafi.

Autoritetet besojnë se “mund të jetë një marrje peng”, sipas agjencisë AP.

Shtëpitë në fjalë ishin të rrethuara nga policia, të ndihmuar nga një skuadër e forcave speciale SWAT dhe një ekip negociatorësh. Ndërkohë disa fqinjë u evakuuan nga shtëpitë e tyre, në pritje të një konfrontimi të mundshëm. /Telegrafi/