Në Grünsfeld të Gjermanisë, një burrë ka hipur në një ekskavator në ambientet e një kompanie ndërtimi dhe është nisur me makinën “në drejtim të një destinacioni tjetër”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 dhe, i dyshuari ka lënduar disa persona gjatë udhëtimit të tij, duke përfshirë një oficer policie.
Policia shkroi në X për një “tërbim të mundshëm” të tij, por informacione të mëtejshme rreth motivit, deri më tani nuk ka.
Sidoqoftë, tanimë nuk ka ndonjë rrezik për popullatën, ka thënë policia.
Amokfahrt mit Bagger in Grünsfeld bei Tauberbischofsheim. Man hört Schüsse. Was ist da los? pic.twitter.com/i68MLxQQCv
— Vadim Derksen (@realDerksen) December 31, 2024
Sipas raportimeve, burri fillimisht vodhi një ekskavator nga një kompani ndërtimi në Grünsfeld dhe shkatërroi të gjithë inventarin e ndërtesës atje.
Më pas ai e ka çuar mjetin drejt Tauberbischofsheim, i cili është disa kilometra larg.
Er zijn gekken, die draaien al voor 24 uur door😡
Met de gekaapte graafmachine reed een man van Grünsfeld tot Tauberbischofsheim. De man werd door de politie met schoten gestopt. Hij stierf ter plaatse. pic.twitter.com/M6W61NYtab
— EWagensveld 👊🏻🇳🇱 VRIJHEID👊🏻 (@EWagensveld) December 31, 2024
Ai gjatë drejtimit të automjetit ka dëmtuar disa makina patrullimi dhe automjete të tjera. Një polic u plagos dhe u detyrua të dërgohej në spital.
Autori u ndal vetëm nga të shtënat me armë zjarri. Ai ka pësuar lëndime të rënda, nga të cilat ka ndërruar jetë pak më pas. /Telegrafi/