Telegrafi

Një burrë u zvarrit poshtë shtëpisë për të dëbuar “mysafirin e paftuar”

Ambientalisti Togi Silch ka publikuar një video të pazakontë ku shihet i armatosur me një pushkë paintball.

Nga pamjet, kuptojmë se ai po e dëbonte “mysafirin e paftuar” nga shtëpia e tij në South Lake Tahoe të Kalifornisë.

Silch shpesh publikon video me kafshë, por kësaj here e ka gjetur veten “ballë për ballë” me një ari të madh, i cili peshon 200 kilogramë.

“Kam gjuajtur disa topa ngjyre drejt tij, shpresoj se është mirë”, tha ambientalisti, duke theksuar se çdo vit përndjek arinjë nga prona të ndryshme. /Telegrafi/