Telegrafi

Një burrë u përplas qëllimshëm me veturë në stacionin e policisë në New Jersey – u arrestua nën akuzën për terrorizëm

Një burrë 34-vjeç nga New Jersey është arrestuar nën akuzat për terrorizëm, pasi autoritetet amerikane të sigurisë pretendojnë se ai qëllimisht ishte përplasur me veturën e tij në stacionin policor, derisa brenda veturës kishte lëshuar këngën e rok grupit legjendar Guns N’ Rose – Welcome to the Jungle.

John G. Hargreaves është dërguar menjëherë në paraburgim, kur me veturën e tij Toyota u përplas në korridorin e stacionit policor në Township, transmeton Telegrafi.

Ai doli menjëherë nga vetura me duart e ngritura lart – duke sinjalizuar se “ka përfunduar me sukses misionin”.

“E tërë vetura u fut në korridor. I akuzuari doli nga vetura dhe festonte derisa policët u shfaqën menjëherë para tij dhe mezi arrinin ta dëgjonin nga zëri i lartë i këngës Welcome to the Jungle”, u tha në kumtesën e zyrës së prokurorit James Pfeiffer.

Policia amerikane ka publikuar pamjet e incidentit, ku shihet se si me veturë përplaset në stacionin e policisë – duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/