Një burrë është gjetur pa shenja jete të mërkurën në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.
Policia njofton se viktima është shqiptar nga Novi Pazari dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Magj. Prishtinë-F. Kosovë 14.12.2022-14:21. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’. /Telegrafi/