Telegrafi

Një burrë nxirret me forcë nga salla nga pjesëtarët e sigurimit ku po mbahet konferenca e përbashkët për media e Trumpit dhe Putinit (Video)

Një burrë i identifikuar si gazetar është nxjerrë me forcë nga salla, ku po mbahet konferenca e përbashkët për media e presidentit Donald Trump dhe atij Vladimir Putin, shkruan Mirror.

Burri i identifikuar si Sam Husseini është nga “The Nation”, i cili kishte filluar të grindet me sigurimin gjatë takimit të dy presidentëve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Takimi Trump-Putin: “Një shtrëngim duarsh që zgjati rreth tre sekonda, të dy dukeshin të tensionuar” (Video)

Ai po mbante një pankartë në të cilën shkruante “traktati i ndalimit të armëve bërthamore”, me të cilën ishte futur në sallën e konferencës në Helsinki të Finlandës.

Pjesëtarët e sigurimit raportohet se i kishin kërkuar Husseini të largohet nga salla, dhe në një moment dukej se u është bindur urdhrit të tyre. Megjithatë, befasisht u rikthye, veprim ky që detyroi ata ta nxjerrin me forcë. /Telegrafi/