Një person i quajtur Mertcan Köse në Gaziantep thuhet se ndoqi automjetin e ish-bashkëshortes së tij Bilge Kaya dhe vjehrrit të tij Ertuğrul Kaya.
Dhe më pas, siç raportojnë mediat turke, përcjell Telegrafi, ai i vrau të dy – në atë që supozohet se ishte një sulm i armatosur i organizuar.
Po sipas asaj që raportojnë mediat turke, incidenti ndodhi në distriktin Atakent të rrethit Şehitkamil mesditën e së premtes.
https://twitter.com/derincemizhaber/status/1670581038807138304?s=20
Dyshohet se Mertcan Köse (25) ndoqi automjetin me ish-bashkëshorten Bilge Kaya dhe vjehrrin e tij Ertuğrul Kaya, pasi në gjykatë u firmosën firmat e fundit për kujdestarinë e fëmijës së tyre pas divorcit.
Siç bëhet e ditur më tej, Köse, i cili ndaloi automjetin pas një periudhe ndjekjeje, qëlloi disa herë me armë gjuetie në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.
Ndërkohë në mediat sociale janë shpërndarë pamje që thuhet se tregojnë momentin tmerrues. /Telegrafi/