Site icon Telegrafi

Një burrë në Rusi gjobitet vetëm pse kishte thënë se ka parë në ëndërr Volodymyr Zelenskyn

Një burrë në Rusi është gjobitur vetëm sepse “kishte parë ëndërr presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ivan Losev, 26 vjeç, kishte shkruar në një postim tanimë të fshirë në Instagram se ai ëndërronte që Zelesenky ta linte të shkonte, përpara se të ekzekutonte rekrutët e tjerë rusë.

Ai tregoi ëndrrën e tij në të njëjtën kohë kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve ushtarakë.

“Endërroja që isha mobilizuar dhe më sollën në një lloj kampi stërvitor kur papritmas u futën forcat e armatosura ukrainase, të udhëhequra nga Zelensky”, shkroi ai sipas gazetës lokale të lajmeve Sibir.Realii.

“Ata i lidhën të gjithë dhe do të na qëllonin. Por në atë moment, Zelensky më kalon pranë dhe më thotë: ‘Oh, i pashë historitë e tua në [Instagram], lavdi Ukrainës!’”.

Zelensky e liroi Losev përpara se të urdhëronte të qëlloheshin “të gjithë të tjerët”.

Pikërisht atëherë ai i kërkoi udhëheqësit një selfie.

“Sigurisht”, u përgjigj ai.

Menjëherë pas kësaj, Losev tha se ai u thirr nga autoritetet në telefonin e tij të punës.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i tha atij se kishte “arsye për të besuar se jeni i angazhuar në diskreditimin e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”.

Losev, i cili jeton në qytetin Chita në rajonin Zabaykalsky në lindje të Rusisë, u gjobit me 30,000 rubla (450 euro) sipas një ligji që ndalon kritikat për luftën në Ukrainë.

Në një nga goditjet më të vështira ndaj lajmeve dhe fjalës së lirë në presidencën e tij dhjetëvjeçare, Putin paralajmëroi rusët se do të kalojnë deri në 15 vjet burg për përhapjen e ‘informacionit të rremë’ në lidhje me pushtimin në mars. /Telegrafi/

Exit mobile version