Ky është momenti tronditës kur një i pastrehë 66 vjeç u sulmua me një fishekzjarr ndërsa flinte në një rrugë të New York.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë se si një burrë ndez lëndën plasëse para se ta hidhte në drejtim të një batanije.
Ndërkohë siç thuhet më tej, një burrë dëgjohet duke qeshur, derisa fishekzjarri ndez pëlhurën.
Policia u thirr në vendngjarje në Harlem të NYC rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës.
Autoritetet u përgjigjen duke shkuar në vendngjarje dhe viktima 66-vjeçar u dërgua në spital.
Sipas policisë së New Yorkut, ai kishte lëndime të vogla nga djegiet dhe se gjendja e tij është stabile.
Nuk është e qartë se kush ishte duke filmuar incidentin por video tregon një njeri duke hedhur fishekzjarrin dhe një tjetër që e filmonte atë. /Telegrafi/