Telegrafi

Një burrë gjeti vdekjen pasi u sulmua nga 13 pitbullë – teksa po i ushqente në kopshtin e shtëpisë së tij në Kaliforni

Një burrë ka gjetur vdekjen pasi është sulmuar nga 13 pitbullë teksa po i ushqente – pas shpërthimit të një sherri mes qenve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia u thirr në një shtëpi në Compton në Kaliforni, SHBA, herët në mëngjes të së premtes (16 shkurt) pasi një mik i viktimës i telefonoi ata.

Dhe ekipet e shpëtimit zbuluan trupin e burrit, që besohet të jetë 35 vjeç, në kopshtin e pronës.

Fqinjët thanë se burri jetonte vetëm dhe “edukonte” pitbull-ët në oborrin e tij.

Ata shtuan se ai zakonisht kishte të paktën 13 qen atje në çdo kohë.

Kur oficerët e kontrollit të kafshëve arritën, ata gjetën pesë qen të rritur dhe tetë këlyshë, të moshës nga katër deri në gjashtë muaj.

Ekipet e shpëtimit zbuluan gjithashtu se një grua ishte bllokuar në oborr dhe zjarrfikësit duhej ta ndihmonin të dilte jashtë. /Telegrafi/