Telegrafi

Një burim i afërt me Sanchon zbulon se lojtari po kalon te Liverpooli

Dukert se aventura e Jadon Sanchos në Gjermani po përfundonte dhe destinacioni i tij i radhës pritet të jetë vendlindja e tij, Anglia.

Talenti anglez u largua në vitin 2017 nga Manchester City për të kaluar te Borussia Dortmundi, por që tani është shumë afër që të rikthehet në Ligën Premier.

Citizens e duan rikthimin e Sanchos në ‘Etihad’, por në garë për të janë edhe Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli, me këta të fundit që po e udhëheqin garën.

Mediat në Anglia raportojnë se një burim i afërt me 19-vjeçarin, bënë të ditur se lojtari pritet të transferohet në ‘Anfield Road’.

Lexo po ashtu Dortmundi hap dyert për shitjen e Sanchos

Në garë për transferimin e Sanchos janë edhe skuadra si, Barcelona dhe Bayern Munichu, por që lojtari e dëshiron rikthimin në vendlindjen e tij.

Dortmundi është i gatshëm që ta shesë sulmuesin anësor, por që kërkon mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/