Site icon Telegrafi

Një i burgosur rrah dy gardianë të burgut të Pasjakut në Novobërdë

Foto: Ilustrim

Dy gardianë të burgut kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga një i burgosur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:10 në burgun e Pasjakut, në Novobërdë.

Tutje bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Exit mobile version