Një fitues ka deklaruar se është fitues i çmimit në vlerë të 110,978,200,90 funteve (126 milionë euro) të lotarisë EuroMillions, shorti i të cilit u hodh më 2 shtator.
Pretendimi për shumën e pabesueshme të parave duhet të verifikohet dhe kontrollohet nga Camelot që drejton lotarinë në Mbretërinë e Bashkuar.
Andy Carter i Camelot, Këshilltari i Lartë i Fituesve në Lotarinë Kombëtare, tha “Ky është një lajm absolutisht i jashtëzakonshëm dhe ne jemi të kënaqur që kemi marrë një kërkesë.
Ky është xhekpoti i pestë këtë vit prej 100 milionë funteve i EuroMillions i fituar në Britani, ku më i larti ishte 195 milionë funte (225 milionë euro) i shortit të 19 korrikut.
Në total, pak më shumë se 650 milionë funte (748 milionë euro) të “EuroMillions” janë fituar nga mbajtësit e biletave në Mbretërinë e Bashkuar vetëm këtë vit. /Telegrafi/