Site icon Telegrafi

Një boshnjak dhe një ruse kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një boshnjak, shtetas të Malit të Zi dhe një femër me shtetësi të Rusisë, pasi tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë nga Mali i Zi.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar një mashkull K/Shqiptar, një boshnjak shtetas i Malit të Zi dhe një femër me shtetësi të Rusisë, për shkak se të njëjtit janë kapur duke hyrë ilegalisht nga Mali i Zi në Kosovë. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje” , thuhet në raportin policor.

Exit mobile version