Telegrafi

Një bombë godet një anije në pronësi turke në Odessa të Ukrainës

Anija në pronësi të Turqisë u godit nga një bombë në brigjet e qytetit portual të Ukrainës, Odessa të enjten.

Kështu siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë Drejtoria e Përgjithshme Detare e Turqisë.

Sipas tyre, nuk kishte viktima dhe anija ishte në rrugë të sigurt për në ujërat rumune.

Ndryshe, Rusia të enjten nisi një ofensivë tokësore dhe ajrore në Ukrainë.

“Pas informacionit se anija Yasa Jupiter me flamur turk, me flamur nga Ishujt Marshall, u godit nga një bombë në brigjet e Odessa, u mësua se anija nuk ka asnjë kërkesë për ndihmë, është rrugës për në ujërat rumune, nuk ka viktima dhe është sigurt”, kanë thënë autoritetet në Twitter. /Telegrafi/