Dua Lipa po vazhdon të jetë një ndër këngëtaret shqiptare më të përfolura në mediat rozë.
Këngëtarja është e angazhuar në shumë koncerte anembanë botës dhe së fundi ka paralajmëruar se do të jetë para publikut të Azerbajxhanit.
Por, hithërësja ‘Be the one’ ka gjetur pak kohë dhe të relaksohet në ring boksi duke treguar se është e zonja edhe në këtë fushë, transmeton Telegrafi.
Në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Dua duket si një profesioniste e vërtetë, teksa ushtron boks.
Ndryshe, këngëtarja kohë më parë ka publikuar këngën e ripërpunuar “Thinking ‘Bout You”, i cili deri më tani është parë mbi tre milionë herë në YouTube. /Telegrafi/