Site icon Telegrafi

Me një bluzë me shkrim kontrovers, Getoar Selimi pozon pranë veturës së tij luksoze

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Reperi i njohur Getoar Selimi, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të fundit muzikir “Malena”, në bashkëpunim me reperin Majk.

Ndërkohë, ai është shumë i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore të ndryshme, gjithandej trevave shqiptare.

Selimi është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, reperi ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i veshur me një bluzë, e cila në pjesën e pasme kishte të stampuar një shkrim mjaft kontrovers.

Këtë imazh, ai e ka realizuar pranë veturës së tij luksoze, duke dashur të vë edhe më shumë në pah jetën luksoze që bën.

Përndryshe, tash e sa vite ai jeton me bashkëshorten e tij, Marina Vjollcën, në Tiranë, ndërsa shpesh është prezent edhe në Prishtinë për t’u takuar me familjarët. /Telegrafi/

Exit mobile version