Site icon Telegrafi

Një biokimiste në TikTok pohon se acidi glikolik mund ta zëvendësojë deodorantin

(Foto: Mamavation)

Një nga videot më të njohura të ditëve të fundit në faqen ‘beauty’ të TikTok është xhirimi i një biokimisteje që pretendon se mund ta përdorni acid glikolik në vend të deodorantit.

Në videon hit, ajo pohon se në vend të deodorantit përdor një tonik me acid glikolik, i cili në përgjithësi përdoret për të zbardhur ngjyrën e lëkurës.

Në xhirimin e publikuar, përdoruesja thotë se është truku më i mirë që ka mësuar gjatë dy viteve sa është marrë me kozmetikë.

“Përdorni një tonik glikolik për zonën e sqetullës, një ose dy herë në ditë për të kontrolluar erërat. Nuk do t’ju duhet më kurrë deodorant”, thotë biokimistja.

@4complexion

Share it so others could learn too #beautyhack #skincarehack #skincarehacksthatactuallywork #skincaretiktok #skincare101 #skincaretips #underarms

♬ Yoncé – Atsuko Okatsuka

Acidi glikolik përdoret gjithashtu për të hequr aknet, si dhe mund ta ndalojë djersitjen, ta mposht erën e trupit dhe ta minimizojë pigmentimin – shkruajnë entuziastët e bukurisë në TikTok.

Megjithatë, mund të shkaktojë edhe acarim, prandaj biokimistja që fshihet pas profilit ‘4complexion’ rekomandon që të bëni një test të lëkurës përpara përdorimit për t’u siguruar se nuk e keni problem.

Videoja ka regjistruar më shumë se 1.3 milion shikime në platformë dhe shumë duket se e kanë provuar këtë trend që nga fillimi.

Acidi glikolik mund të ulë përkohësisht pH-në e lëkurës, duke e bërë të vështirë shumimin e disa baktereve që shkaktojnë erë. Megjithatë, edhe pse shumë pretendojnë se ky truk funksionon, nuk ka asnjë provë shkencore për të mbështetur pretendimet e përdorueses së TikTokut. /Telegrafi/

Exit mobile version