Telegrafi

Një Bayern Munich më shumë gjerman – klubi po përgatiti pesë largime të mëdha në verë

Nuk është sekret që Bayern Munich po e kalon një sezon zhgënjyes sidomos në Bundesliga dhe gjigantët gjerman po mendojnë për një revolucion në verë.

Hansi Flick ka mbetur si trajner deri në fund të sezonit, ndërsa po punohet që në verë të gjendet një trajner i ri.  Bavarezët janë në ndjekje të RB Leipzig me katër pikë dhe Borussia Monchengladbach që po ashtu janë para tyre në renditje.

Sipas Bild shumë nga lojtarët e profilit të lartë të klubit mund tu tregohet dera nga Allianz Arena.

I pari në listë është Philippe Coutinho. Gjërat nuk kanë shkuar aspak si janë planifikuar për krijuesin brazilian që prej largimit nga Liverpooli në janar të vitit 2018. Bayern që e huazoi Coutinhon për një sezon nga kampionët e La Liga dhe duket që këtu do të përfundojë.

Coutinho mund të kthehet në Barcelonë, pasi mendon që mund të ketë një rast me Quique Setien.

Nëse kjo nuk funksionon, Coutinho nuk do të kishte mungesë të klubeve që do ta donin, duke u nisur nga Liga Premier, me Chelsean, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin që kanë pasur interes për të edhe më parë.

Ivan Perisic është një tjetër lojtar në huazim dhe edhe ky ka pak gjasa të mbetet në klub.

30-vjeçari kroat nuk ka qenë në gjendje të këtë ndikim në Gjermani këtë sezon, duke luajtur vetëm gjashtë herë në Bundesliga.

Një tjetër lojtar i lidhur shpesh me Unitedin ka qenë Thiago Alcantara.

E parë si një figurë përçarëse në Allianz Arena, kontrata e 28-vjeçarit është vetëm edhe për 18 muaj.

Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka, duken të gatshëm që të bartin barrën e liderëve në klub dhe atyre do tu jepet më shumë hapësirë.

Javi Martinez ka qenë një figurë e qëndrueshme dhe e besueshme në Munchen që nga transferimi i tij nga Athletic Bilbao në vitin 2012 – por ai dëshironte të largohet për t’u rikthyer në Spanjë.

Ai u mbajt për shkak të shkathtësisë së tij, i aftë të kalonte topin te mesfusha nga mbrojtja, por kontrata e tij skadon në vitin 2021. Tottenham dhe Arsenal po ashtu kanë shfaqur interesim  për lojtarin.

I fundit në listë është Jerome Boateng. Mundësia e qendërmbrojtësit më të parëndësishëm në skuadër për tu larguar është e madhe edhe pse ka kontratë edhe 18 muaj.

Jerome Boateng (Foto: Octavio Passos/Getty Images)

Priten në këtë verë oferta për të edhe pse ka pasur disa klube të interesuara verën e shkuar.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por duket se do të ketë shumë largime këtë verë nga Bayern Munich. /Telegrafi/