Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një femër shqiptare, shtetase e huaj e cila derisa zyrtarët policor po merreshin me një rast e ku ishte përfshirë bashkëshorti i saj, ajo afrohet te zyrat e Policisë, fillon incizimin me telefon mobil, pastaj fillon t’i ofendojë zyrtarët policor, e më pas sulmon edhe një police.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 18:30, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.
E dyshuara pas intervistimit me vendimin e Prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim