Telegrafi

Një bark të sheshtë si Kylie Jenner – ushtrimet, dieta apo ndërhyrja estetike?

(Foto: Instagram/kyliejenner)

Kylie Jenner është padyshim ndër femrat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku tërheq vëmendje sa herë që shpërndan imazhe të reja.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner numëron mbi 235 milionë ndjekës vetëm në profilin e saj në Instagram, të cilët presin me kërshëri pozat e reja.

Ndërsa ajo nuk heziton të publikojë fotografi që vënë në plan të parë fizikun e saj të admiruar, duke nisur nga ato me pak material në veshje e deri tek ato bikini.

(Foto: Instagram/kyliejenner)

Dhe rëndom në rrjetet sociale dhe në faqet rozë flitet për linjat dhe figurën mahnitëse të 23-vjeçares, e cila është edhe nënë e një vajze.

Lexo po ashtu Kylie Jenner duket si një sirenë me përzgjedhjen e fustanit perfekt

Për të ndërtuar një fizik si të sajin dhe për ta mbajtur të tillë, Kylie është e rregullt në stërvitje dhe këtë e ka dëshmuar edhe përmes videove që i publikon në rrjetet sociale.

Pos ushtrimeve të dedikuara për një bark të sheshtë, bukuroshja ka treguar se i është nënshtruar edhe një diete me bazë bimore, të ngjashme me atë që mbajnë motrat e saj, Kourtney dhe Kim Kardashian.

Në një intervistë të mëhershme për Harper’s Bazaar, Kylie ka treguar se ka hequr dorë nga ushqimet e pashëndetshme gjatë natës, ndërsa para se të shkojë në krevat e han një copë mollë.

(Foto: Instagram/kyliejenner)

Megjithatë, një pjesë e fansave kanë dyshimet e tyre, se ajo i është nënshtruar ndërhyrjes estetike për formësimin e barkut të sheshtë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kyliejenner)

 

(Foto: Instagram/kyliejenner)

 

(Foto: Instagram/kyliejenner)

 

(Foto: Instagram/kyliejenner)

 

(Foto: Instagram/kyliejenner)

 

(Foto: Instagram/kyliejenner)