Julia Ilirjani është banorja, e cila la shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, pasi ishte në një televotim me Eglën, Liamin, Rozën, Riken dhe Ilnisën.
Ndërkohë ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që një banor të rikthehet në shtëpi, ai është Graciano.
Kjo hyrje ka gëzuar disa banorë, por jo Romeon, i cili nuk buzëqeshi në asnjë moment, përderisa të gjithë banorët vrapuan ta përqafonin Gracianon.
Graciano Tagani është banori më i ri që rikthehet me të drejta të plota, pretendent për çmimin e madh, në shtëpinë e Big Brother.
Ndërsa prezenca e tij u prit me një entuziazëm të madh nga Ilnisa, Meritoni, Jetmiri dhe Françeska, Juli dhe Romeo në mosbesim për rifutjen e balerinit në shtëpi kanë shkëmbyer batuta dhe kunja me të.
Juli: Mirëseerdhe për të tretën herë, tek e katërta ndoshta do fitosh…
Graciano: Juli, unë ndoqa këshillën tënde që më the po hyre për të tretën herë do fitosh. Ika dhe u ktheva. Tani fjala jote në vesh të Zotit.
Ledioni: Siç e vutë re, nga butoni i kuq i tundimeve që deri më tani keni pësuar gjëra të mira dhe këqija nga ushqime tek dënime praktike, i fundit është banori më i ri. Graciano Tagani rikthehet me të drejta të plota në shtëpi. Kësaj radhe Graciano do të konsiderohet si një banor i ri pretendent për çmimin e madh. Gracianos i ndalohet të komunikojë çfardolloj mesazhi nga jashtë për ju dhe duke qenë se nuk do të doja që ta vendosnit në rrezik qëndrimin e tij në shtëpi t’ju thosha edhe ju që të mos e pyesnit. Ai e di vetë dhe është shumë i kujdeshëm. Nëse ndodh kjo gjë, ai do të lërë shtëpinë në mënyrë të menjëhershme. Graciano gjithashtu do të ketë një javë imunitet. /Telegrafi/