Një ekip i inxhinierëve biomjekësorë ka zhvilluar një analizë sistematike të të dhënave, duke vlerësuar kërkimet që lidhnin larjen, temperaturën e ujit dhe cilësinë e gjumit
Studiuesit e Universitetit Texas në Austin kanë shqyrtuar 5.322 punime kërkimore duke përdorur dhjetëra sosh për të nxjerrë përfundime, shkruan Science Daily, përcjell Telegrafi.
Sipas rezultateve të tyre, larja për një orë ose dy, ideale është saktësisht 90 minuta para gjumit, në ujë me një temperaturë prej 40 deri 43 gradë Celsius ndihmon njerëzit të kenë gjumë më cilësor.
Larja në atë kohë dhe me temperaturën e duhur të ujit mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë mesatarisht 10 minuta më shpejt se zakonisht.
Raporti i tyre ka treguar efekte që nxehtësia e trupit mund të ndikojë në aftësinë për të fjetur.
Kur bëhet fjalë për efektet anësore, nuk ka shumë sosh dhe theksohet se uji pak më i ngrohtë mund të thahet dhe irritojë lëkurën tuaj.
Raporti u botua në revistën Sleep Medicine Reviews.
/Telegrafi/