Telegrafi

Një banesë përfshihet nga zjarri në lagjen “Emshir” në Prishtinë

Të hënën, rreth orës 11:00 është raportuar se një banesë në lagjen “Emshir” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Një lexues ka dërguar fotografi në adresë të Telegrafit, ku shihen Zjarrëfikësit dhe Policia në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për detajet e ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.