Site icon Telegrafi

Një banesë në Himarë përshihet nga flakët, burrë e grua humbin jetën nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Borsh të Himarës.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shqipërisë mësohet se një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Si pasojë kanë humbur jetën një çift, shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”. /tch/

Exit mobile version