Një banesë është djegur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” , afër Teatrit “Adriana” në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.
Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur pasi ora e rrymës është kapluar nga zjarri.
Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Në vendngjarje janë policia dhe zjarrfikësit./Telegrafi/