Telegrafi

Një banesë digjet në Pejë, evakuohen banorët nga ndërtesa (Foto/Video)

Është kapluar një banesë në Pejë, që ndodhet në ndërtesën përball Stacionit të Autobusëve.

Në këto momente, në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

Ata kanë hasur në probleme të mëdha në kryerjen e detyrës, pasi për shkak të temperaturave të ulëta dhe pajisjeve të vjetra, uji është ngrirë.

Në këto çaste vazhdon intervenimi në shuarjen e zjarrit. Ndërsa, nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Banorët e ndërtesës janë duke u evakuuar. /Telegrafi/