Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Është fjala për një baladë romantike që mban titullin “Çelësi i zemrës” dhe vjen në këtë fundvit.
Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.
“Klipi i kësaj kënge vjen pak me vonese, por si dhuratë në atmosferën e festave edhe me dashurinë e madhe për të gjithë ju”, ka shkruar Xhensila duke i falënderuar bashkëpunëtorët në realizimin e këtij projekti.
“Uroj që ta kaloni ndërrimin e viteve me njeriun qe ka çelësin e zemrës tuaj, ashtu sikur unë”, ka thënë ajo më tej duke iu referuar Bes Kallakut.
Aktori i njohur i humorit, i cili është bashkëshorti i këngëtares, është po ashtu pjesë e videos muzikore.
Ana vizuale këtij projekti i është besuar produksionit Pro…Video. /Telegrafi/