Vjollca Luka ka përgatitur baladën e re muzikore që e ka realizuar me videoklip.
“Nuk jam Pishman” mban titullin kënga që është e zhanrit baladë.
Kënga është në dispozicion në Premier Songs dhe tashmë mund të shkarkohet përmes këtij aplikacioni edhe në iOS edhe në Android.
Videoklipin e kësaj kënge e ka realizuar produksioni EMFcreative.
Vjollca është një këngëtare mjaft e pëlqyer, këngët e të cilës dëgjohen me vitet të tëra.
Si gjithmonë, ajo ka qenë e angazhuar në përgatitjet e xhirimeve për fundvit.
Gjatë ditëve festive do të kemi mundësinë që ta shohim këngëtaren nëpër organizime të ndryshme muzikore. /Telegrafi/