Telegrafi

Një baba si Mozzik, e zuri gjumi në spital me vajzën e porsalindur në duar

Foto: Mozzik/Instaagram

Reperi i njohur nga Ferizaji, Mozzik, dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, janë bërë dje (e martë) prindër për herë të parë.

Çifti mirëpritën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Teksa që të dy vendosën të bëjnë dedikime të veçanta në rrjetin social Instagram, një gjë shumë e veçantë ndodhi edhe në orët e vona.

Ishte vet Loredana ajo e cila ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të Mozzikit, ku shfaqej bashkë me vajzën e porsalindur në duar.

Lexo po ashtu Loredana flet me emocione pas lindjes së vajzës: Qëllimi im në jetë ishte familja, jam personi më i lumtur në botë

Nga pamja, shihet se reperin e ka zënë gjumi në këtë pozicion, teksa mbante në duar më të ëmblën e tij.

Reperin Mozzik e merr gjumi me vajzën e porsalindur në krah (Foto: Loredana Zefi/Instagram – Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e foshnjës)

Kjo ka lënë të kuptohet se nata e mbrëmshme ka qenë një ndër më të veçantat për çiftin e njohur të shoubizit shqiptar.

Vet Mozzik e përshkroi ndjenjën e të bëri baba si më të bukurën në botë, e ndërsa Loredana u shpreh duke thënë se qëllimi i saj gjithmonë kishte qenë familje, dhe më në fund ndjehet e plotësuar. /Telegrafi/