Një person derisa ishte duke e drejtuar autobusin me targa serbe nga pakujdesia ka goditur një grua dhe si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:30 në rrugën “Nemanjina”, në Leposaviq.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar autobusin me targa serbe nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/