RS6 karakterizohet nga shpejtësia, fuqia dhe rehatia, sikurse edhe nga pamja.
Në automobilin me 605-kuaj fuqi, është punuar në dukjen e jashtme dhe të brendshme, duke e kthyer në një diçka vërtetë të veçantë, transmeton Telegrafi.
Trupi me fibra karboni në këtë Audi, është lyer me ‘Polar Blue Metallic’ duke i dhënë një ngjyrë të kaltër të hapur, me shkëlqim mahnitës.
Në të njëjtën kohë, edhe pjesa e brendshme ka marrë pamjen e të kaltrës çelët, me ulëse lëkure që kanë sipërfaqe shumë të butë. Madje, me të njëjtin material, janë mbuluar edhe timoni me ndërruesin e shpejtësive. /Telegrafi/